Merkato drejt skadimit, lojtarët shqiptarë që mund të digjen

Merkatoja është drejt mbylljes, pasi kampionati nis më 19 gusht, ndërsa ekipet shqiptare po plotësohen. Nuk ka shumë kohë për lëvizje dhe pozicionet janë të plotësuara. Ka ende disa futbollistë që janë pak ekipe dhe kanë mundësi të digjen në këtë merkato.

Mbrojtësit Gëzim Krasniqi dhe Renato Malota ende nuk kanë gjetur një ekip. Ata po flasin me disa klube, por nuk kanë diçka konkrete. Ekipet e Superiores, përjashto Flamurtarin, janë plotësuar dhe janë stabilizuar në qendër të mbrojtjes.

Xhevahir Sukaj është një tjetër emër i rëndësishëm që nuk ka ekip momentalisht. Shkodrani nuk dihet nëse do të vazhdojë me Vllazninë, ndërsa po mendon që të vazhdojë karrierën jashtë vendit. Të shohim dhe të presim se çfarë do të ndodhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *