Merkato dhe sekretet e Partizanit, i zbulon Elton Marini

Menaxheri i disa prej futbollistëve më të njohur të Superiores, Elton Marini, ka qenë i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, ku ka diskutuar mbi merkaton e Partizanit dhe vendimin e Komitet Ekzekutiv të FSHF-së për të mos e rritur numrin e lojtarëve të huaj për sezonin e ardhshëm.

SKUADRA E PARTIZANIT – “Ka akoma nevojë për ndërhyrje të tjera, pasi mbrojtja e tyre është përgjysmuar. Duke u referuar te intervista e trajnerit Lerda, i cili tha se preferon të luajë me 4 – 3 – 3, unë nuk shikoj ndonjë mesfushor të Partizanit që kanë karakteristika për të luajtur në të majtë e të djathtë të mesfushorit të qendrës: Telushi, Romero, Broja”.

MERKATO E “DEMAVE – “Janë në ndjekje të një mbrojtësi të djathtë. Ibrahimi për mendimin tim sezonin tjetër do luajë si qendërmbrojtës, me 99%. Këtë e them dhe nga bisedat që kam pasur, ndërsa braziliani Melo është më i mirë në pozicione sulmuese. Mendoj se do jenë në ndonjë diskutim dhe më ndonjë qendërmbrojtës. Në sulm janë të kompletuar, kanë shumë lojtarë edhe sikur të shesin Asanin”.

NUMRI I TË HUAJVE – “Tregu është i hapur. Lojtarët me pasaportë të Maqedonisë së Veriut ose Kosovës nuk cilësohen si të huaj. Problemi te klubet tona është se nuk i hedhin sytë te këta vende. Nuk ekzistojnë departamentet e zbulimit. Nëse do rritej numri i lojtarëve të huaj klubet do merrnin ndonjë brazilian, por të gjithë e dimë se në Shqipëri është vendi i fundit në Europë ku të huajt duan të vijnë, pra është tmerrësisht e vështirë të sjellësh këtu lojtarë cilësorë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *