Mërgjyshi: Na mungoi freskia, pas golit humbëm besimin

Artan Mërgjyshi, trajneri i Laçit, pas ndeshjes me Kukësin u shfaq në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport dhe pranoi se ekipi i tij pati probleme. Në analizën e tij ai vuri në dukje dorëzimin pas golit të pësuar.

HUMBJA – “Pjesën e parë luajtëm më mirë, ishim më luftarakë, por nuk shfrytëzuam pasin e fundit. Në pjesën e dytë nuk patëm freski, patëm një ngërç. Kjo erdhi pasi nuk kishim shpejtësi në veprimet tona. Kishim dy mungesa të rëndësi. Ata korrigjuan diçka dhe ishin më efikasë. u lamë iniciativë më shumë atyre. Pas golit nuk patëm energji dhe besim”.

MUNGESAT – “Eller dhe Xhixha? Mungesa të rëndësishme, por duhet të vlerësojmë lojtarët që kemi. Një minus ishte edhe ana psikolologjike. Hymë në lëvizje kaotike pas golit. Javën tjetër shpresojmë të na kthehen lojtarët e dëmtuar.

SULMI – “Altiparmakovksi? Punoi mirë sa i takon lëvizshmërisë, por i mungoi shpejtësia në metrat e fundit. Këtë nuk e kemi në këto momente. Duhet të bëjmë mirë me këta që kemi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *