Mërgjyshi mungon në stërvitje, Laçi pa trajner?

Laçi ka pësuar humbjen e dytë radhazi në kampionat dhe situata në kampin bardhezi nuk është aspak e mirë. Sikurse raporton Supersport, në seancën e sotme stërvitore nuk ka qenë i pranishëm trajneri Artan Mërgjyshi, i cili mund ta ketë mbyllur këtu aventurën me kurbinasit.

Thuhet se pas analizës është larguar dhe me shumë Laçi do të duhet të gjejë trajner për pjesën tjetër të sezonit. Nisja e kampionatit ishte mjaft e mirë, pasi Laçi arriti të merrte rezultate pozitive dhe në tetë javë të mos humbte asnjë ndeshje.

Dy humbjet e fundit me Teutën dhe Kukësin kanë bërë që situata në kampin kurbinas të ndryshojë. Nga ana e trajnerit ende nuk ka një sqarim në lidhje me të ardhmen e tij, ndërkohë që as klubi nuk ka dalë me një qëndrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *