Mërgjyshi gjen gabimin te pjesa e parë dhe “përshëndet” Uzunin!

Ka nisur me humbje aventura e Artan Mërgjyshit në pankinën e Laçit, pasi mori postin e Prengës që u largua pas Europës… Një humbje që erdhi me përmbysje nga Skënderbeu. Për “Supersport”, trajneri i Laçit ka komentuar:

“Më vjen keq, sepse pjesën e parë e respektuam më shumë se ç’duhet Skënderbeun. Më pas, shënuam, por episodet ndryshuan historinë”.

“U zhvillua një ndeshje e bukur në pjesën e dytë. Pati aksione të mira, pati ritëm, mund të kishim edhe një rezultat tjetër, por Skënderbeu mbetet një skuadër eksperte. Ne jemi një skuadër e re, dhe duhet ta shfrytëzonim më mirë këtë energji”.

Ç’do të ndodhë me Uzunin?

“Merkato vazhdon, unë nuk kam ndonjë informacion të sigurt, por është në tratativa. Duhet të marrim masa të luajmë edhe pa të. Ne na vjen keq nëse largohet, por do i bëjë mirë atij. Ne duhet të marrim masa, dhe lojtarë më me eksperience”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *