Mërgjyshi e pranon: Tirana ishte më lart

0

 

Fitorja e Tiranës ndaj Apolonisë nuk ka lënë asnjë dyshim edhe te trajneri i skuadrës fierake, i cili pas përfundimit të takimit e ka pranuar supermacinë e kundërshtarit dhe faktin se të tijtë u ndëshkuan pas disa gabimeve individuale në mbrojtje. “Pas pësimit të golit të parë nuk bëmë shumë për të barazuar ndeshjen. U ndëshkuam nga një gol në goditje standarde, edhe pse kishim punuar shumë për ta shmangur një gjë të tillë. Mendoj se vuajtëm edhe mungesat e Atandës dhe Hysenshahajt, që janë lojtarë shumë të rëndësishëm për Apoloninë. Gabuam shumë në mbrojtje dhe mund të them se e pësuam për shkak të gafave individuale të futbollistëve tanë. Megjithatë, futboll pa gabime nuk ka dhe ne

si skuadër më e vogël se Tirana na takoi të gabonim më shumë se kundërshtari. Nuk arritëm të dilnim në lojën tonë dhe nuk mundëm dot të shënonin sërish në fushën tonë. E kemi bërë rrallë një gjë të tillë në këtë sezon që vjen si pasojë e faktit se futbollistët e repartit ofensiv nuk po e kalojnë dot ngërçin psikologjik”, përfundoi trajneri i Apolonisë, Artan Mërgjyshi,

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.