Mercedezi “pushton” Kinën, Ferrari është në ndjekje

0

Super-Hamilton e super-Mercedez, kështu mund ta përshkruajmë me pak fjalë atë që ndodhi në Çmimin e Madh të Kinës, ku Hamilton e Rozberg mbyllën garën në vendin e parë dhe të dytë, teksa Ferrari me dyshen Vetel-Raikonen në vendin e tretë dhe të katërt, duke mishëruar në këtë mënyrë sfidën që do mbajë të gjallë këtë sezon të Formula 1, pra Mercedez-Ferrari, pasi skuderitë e tjera duken mjaft larg. Hamilton i nisur në “pole-position” nuk e la për asnjë moment vendin e parë, teksa zgjodhi një strategji perfekte edhe me pit-stopët, duke bërë vetëm dy të tillë. Raikonen ishte më i shpejtë në nisje, duke përfituar menjëherë dy pozicione, ndërsa në linjën e parë Hamilton-Rozberg dhe Vetel arritën të ruanin pozicionet e nisjes. 20 xhirot e para kaluan pa problem te kryesuesit e garës, që më tej vuajtën presionin e Ferrarit, që po shënonte xhiro të shpejta, duke konsumuar mjaft dhe gomat, çka i detyroi të bëjnë një pit-stop të detyrueshëm, duke humbur dhe sekondat e përfituara. Tre xhirot e fundit kaluan nën regjimin e “Safety Car” për shkak të përplasjes pranë vijës së finishit të Vertsapen. Në fund Ferrari konfirmoi veten si antagonistja e Mercedezit, ndërsa Vetel u ngjit për të tretën herë radhazi në podium, duke treguar rikthimin plotë të skuderisë nga Maranelo. Vendi i parë i britanikut, pasuar nga gjermani, Rozberg konfirmuan se Mercedezi jo më kot sundoi botën e Formula 1 sezonin e shkuar dhe po vijon ta bëjë edhe këtë sezon.

 

 

Mercedezi

Rosberg-Hamilton, xixat

e para të këtij sezoni

Mes Luis Hamilton dhe Niko Rosberg është kthyer “ftohtësia” e sezonit të kaluar. Pas garës së dominuar nga Mercedezi, në shtëpinë e “shigjetave të argjendta” ka plasur sërish polemika, e para mes dy pilotëve për këtë sezon, të cilët tashmë duket se nisin të grinden si “gjela”. Nën akuzë vihet ritmi i garës së zhvilluar nga Hamilton, gjë që nuk i pëlqeu aspak pilotit gjerman. Ai ka shpërthyer në konferencën për shtyp, ende pa thënë Hamilton se “bëri thjesht garën e tij, pa u shqetësuar për të tjerët, ndaj dhe gjithçka shkoi mirë”. Me të marrë fjalën, Rosberg është shfaqur e drejtpërdrejtë. “Është interesante të dëgjosh këtë, që nuk ishte i shqetësuar se cili ndodhej mbrapa. Fatkeqësi që njoftova përmes radios bokset e skuderisë, duke i thënë që Luis duhet të shpejtonte, përndryshe nga konsumimi i gomave të mia mund të rrezikoja të kalohesha edhe nga Vetel”, tha gjermani.

 

 

Pilotët e Ferrarit

Vetel e Raikonen të kënaqur

për garën: Jemi pranë tyre

Piloti gjerman i Ferrarit është shprehur i kënaqur me podiumin në këtë garë të tretë të këtij sezoni, gjatë të cilit nuk ka zbritur asnjëherë prej tij. “Në tërësi ishte një garë e mirë. Kemi qenë shumë pranë Mercedezit me gomat e buta, u përpoqëm të ushtronim presion ndaj tyre, por me gomat e forta ata ishin shumë më të shpejtë”. Kështu është shprehur Sebastian Vetel pas Çmimit të Madh të Kinës, i mbyllur nga gjermani i Ferrarit pas shpinës së dy Mercedezëve të Hamilton dhe Rosberg. “Në fund të fundit jemi përpjekur të ruajmë podiumin, që është një rezultat shumë i mirë për ne. Falënderoj ekipin, – shton ish-piloti i Red Bull, – dhe jemi të gjithë të kënaqur, edhe pse shpresojmë që të afrohemi më shumë me rivalët”. Edhe Kimi Raikonen është shfaqur i lumtur për garën dhe për vendin e katërt, pas Vetelit. “Munda të nisesha mirë dhe në kthesën e parë vendosa të merrja krahun e brendshëm, edhe pse nga ai i jashtmi mund të përfitoja më shumë shpejtësi, – tha finlandezi. – Por ia dola mbanë të kaloja dy makinat Uilliams, kështu që gjithçka shkoi mirë. Të synojmë podiumin në Bahrein? Të shohim, sot iu afrova shumë, por më pas erdhi problemi i makinës së sigurisë. Ndoshta mund ta kisha tentuar edhe sot”.

 

 

Renditja në Çmimin e Madh të Kinës

Piloti                                       Skuderia                     Koha

1 – Luis Hamilton                    Mercedez                    1.39’42’’.008

2 – Niko Rosberg                     Mercedez                    +0.714

3 – Sebastian Vetel                  Ferrari                          +2.988

4 – Kimi Raikonen                   Ferrari                          +3.835

5 – Felipe Masa                        Uilliams                       +8.544

6 – Valteri Botas                      Uilliams                       +9.885

7 – Romain Grosjean               Lotus                           +19.008

8 – Felipe Nsr                          Sauber                         +22.625

9 – Daniel Riçardo                   Red Bull                      +32.117

10 – Markus Erikson                Sauber                         +1 xhiro

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image