Mercedez është “kozmik”, dominim total në Francë

Mercedes nuk ka rivalë. Shigjetat e argjendta vazhdojnë të sundojnë edhe këtë vit, ndërkohë që radhën e ka cirkuiti “Paul Ricard” në Francë. Botas dhe Hemilton, në mungesë të rivalëve i ka mbetur të luftojnë me kohët e njëri-tjetrit. Provat zyrtare të Çmimit të Madh të Francës janë dominuar totalisht nga “shigjetat e argjendta”.
Hemilton do të niset i pari në garën e nesërme. 1:28:319 është koha e tij dhe rekordi i kësaj piste. Kjo hera e 86, që Luis arrin të dalë i pari në Provat Zyrtare. Direkt pas tij renditet shoku i skuadrës, Valteri Botas, i cili ka qenë rreth dy të dhjetat më i ngadaltë.

Është vërtetuar se ka qenë vetëm një iluzion ajo garë e mirë e Ferrarit në Kanada. I talentuari Leklerk është ai që mban lart flamurin e kuq. Monegasku do të nisët i treti. Fetel ka zhgënjyer totalisht, ku nuk arriti më shumë se vendi i shtatë. I katërti është Verstapen. Mjaft mirë dy pilotët e Mc Claren, që përfunduan pozicionet pesë dhe gjashtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *