Mercedesi dominon edhe në Kinë, Botas më i shpejti

0

Valteri Botas e kishte treguar edhe në provat e lira se të gjithë do e kishin të vështirë ta konkurronin. Kështu ka ndodhur, teksa piloti i Mercedes ka bërë xhiron më të shpejtë dhe do të niset i pari në garën e nesërme në Çmimin e Madh të Kinës.

Pas tij do të niset shoku i skuadrës, kampioni në fuqi, Ljuis Hamilton. Skuderia gjermane po bën ligjin në këtë fillim sezoni, ndërkohë që Ferrari vazhdon t’i ndjekë.

Sebastian Fetel nuk ka mundur të shkojë më lart se vendi i tretë. Piloti tjetër i Ferrarit, Leklërk, ka bërë përmirësime nga provat e lira dhe e ka mbyllur në vendin e katërt. Pas makinave Ferrari u pozicionuan ato Red Bull.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.