Mënyra e vetme se si humb titullin Liverpooli, po vjen Leicesteri në versionin 2.0

Sot është luajtur edhe java e 16 e kampionatit anglez dhe deri në këto moment rivli më I denjë për Liverpoolin duket të jetë Leicesteri. Dhelprat kanë mposhtur bindshëm ekipin e Aston Villas në transfertë me rezultatin e thellë 1-4, duke arritur kështu në fitoren e 8 radhazi në Premier League.

Do të ishte Vardy ai që do të hapte dhe më pas do të mbyllte serinë e golave në këtë takim, duke tundur dy herë rrjetën kundërshtare. Ndërkohë dy golat e tjerë do të vinin nga Ihenaco dhe Evans, ndërsa për Aston Villën golin e vetëm do ta shënote Grealish.

Diferenca mes ekipit të Klopp dhe Leicesterit është vetëm 8 pikë, por këta të fundit duket se po përsërisin atë sezon magjik të 2014-2015 kur arritën të ngrinin lart trofeun e titulit kampion. Një Leicester i përditësuar në versionin 2.0 duket se po vjen, teksa ekipi i udhëhequr nga Rodgers ka mbrojtjen më të mirë deri më tani dhe një sulm, që me Vardyn në krye di si të shënojë./Sport Ekspres/