Mënyra e lojës, italiani i Çelsit: Nuk e di kuptimin e “Sarriball”!

0

Mauricio Sarri është një ndër emrat më të kritikuar në Angli për momentin, teksa Çelsi i tij ka zbritur në vendin e gjashtë në Premier Ligë, si dhe u eliminua nga “FA Cup” një javë më parë. Trajneri italian shihet si fajtori kryesor i ecurisë së bluve të Londrës, teksa loja që zgjedh të luajë Sarri është kritikuar shpesh.

Në konferencën e fundit përpara mediave, nga gazetarët është prekur tema e mënyrës së lojës së Sarrit, që shpesh në Angli është etiketuar me termin “Sarriball”. Tekniku 60-vjeçar, duket se nuk ka duruar dhe ka shpërthyer duke thënë se nuk e di kuptimin e “Sarriball” që i përmendin në Angli. Gjithashtu, Sarri shtoi se në Itali, ky term nuk është përdorur kurrë.

“Nuk e di kuptimin e ‘Sarriball’. Siç e kam thënë dhe herën e parë kur erdha në Angli, nuk e di kuptimin e ‘Sariball’. Në Itali, kurrë nuk kam dëgjuar për këtë gjë. Nuk e di”, përfundoi numri një i pankinës së Çelsit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.