Mendohej se mbylli sezonin, Kejn mund të jetë gati kundër Ajaksit

Sot në orën 21:00, do të luhet gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve mes Totenhemit dhe Ajaksit, në Londër. Vendasit londinezë kanë shumë mungesa të rëndësishme në sulm, me Son të pezulluar për shkak kartonësh dhe me kapitenin Heri Kejn që pësoi një dëmtim të rëndë në çerekfinale kundër Mançester Sitit.

Megjithatë, në dhomat e zhveshjes së Totenhemit, uniforma me numër 10 e Heri Kejn ka qenë e pranishme mes uniformave të tjera të “Gjelave”, sapo kjo gjë u bë publike, tifozët e Totenhemit “pushtuan” rrjetet sociale, duke thënë se kapiteni i tyre është rikthyer.

Vetë trajneri Poçetino pati deklaruar se rikuperimi i Kejn po shkon mirë, por nuk është i sigurt nëse do të rikthehet më për këtë sezon apo jo: “Kejn po stërvitet shumë mirë. Rehabilitimi i tij ka shkuar mirë dhe është në një kondicion të mirë fizik. Gjithsesi, ne nuk mund të krijojmë ide të gabuara në mendjen tonë dhe nuk do të rrezikojmë aspak me gjendjen e tij fizike”, u shpreh Poçetino.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *