Mendi një dështim total, Guardiola gjen zëvendësuesin në Angli

0

Mançester Siti ka humbur durimin me mbrojtësin francez Benzhamin Mendi. Dëmtimet e shpeshta në gju të mëngjarashit e kanë “mbushur kupën” dhe tani ka filluar kërkimi për pasuesin.

Sipas “The Telegraph”, trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, ka udhëzuar drejtuesit e klubit për të sjellë në Mançester mbrojtësin e Leister Sitit, Ben Çilluell.

Futbollisti 22-vjeçar është kthyer prej dy sezonesh në një lojtar kyç te Leister Siti, ndërsa së fundmi ka besuar besimin e trajnerit të Anglisë, Gareth Sauthgejt, duke mposhtur konkurrencën e Luk Shou dhe Deni Rouz.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.