Mendi lojtar i Realit? Zbulohet kushti thelbësor i Lionit!

Reali i Madridit pritet të jetë një ndër klubet më aktiv këtë merkato, me madrilenët që vijnë pas një sezoni krejtësisht të dështuar dhe kërkojnë ringritjen. Një ndër objektivat kryesorë të merkatos është Ferland Mendi, mbrojtësi i Olimpikut të Lionit.

Këta të fundit i kanë rezistuar çdo ofertë që ka ardhur në drejtim të klubit, por së fundmi duket se kanë marrë një vendim për të ardhmen e mbrojtësit. Sipas raportimeve të “L’Equipe”, drejtuesit e Lionit kanë vendosur ta shesin Mendin, por kanë një kush thelbësor.

Reali kishte ofruar së fundmi 35 milionë euro dhe kërkesa e Lionit është që “Los Blancos” të ofrojnë të paktën 55 milionë euro dhe në atë moment do të mbyllet gjithçka për sa i përket marrëveshjes. Tashmë, topi është në krahun e madrilenëve…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *