Menaxheri më i mirë i vitit 2018, nderohet zyrtari i Juventusit

0

Administratori i deleguar i Juventusit, Xhuzepe Marota është shpallur menaxheri më i mirë i vitit 2018. Në mbrëmjen ku Kristiano Ronaldo nuk ia doli të fitonte çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s, të cilin e fitoi Luka Modriç, ka qenë Marota që ka dërguar një “trofe” në shtëpinë e bardhezinjve.

Zyrtari juventin fitoi çmimin e menaxherit më të mirë të vitit 2018 në Madrid, ku ishte kreu i Ligës spanjolle të futbollit, Havier Tebas, ai që i dorëzoi çmimin. Marota fitoi duelin me menaxherin e përgjithshëm të Real Madrid, Hoze Angel Sançez. Pas fitimit të këtij çmimi, Marota u shpreh i lumtur për mikrofonat e “Sky”.

“Jam shumë i kënaqur, e gjitha kjo nuk do të ishte e mundur pa Juventusin dhe besimin që më ka dhënë presidenti në vitin 2010. Më duhet të falënderoj të bashkëpunëtorët e mi dhe ekipin e padukshëm që më mbështet”, përfundoi Xhuzepe Marota.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.