Menaxheri i Muriqit përforcon Llapin, zyrtarizimi i fundit

0

Llapi i kushton vëmendje lojtarëve të rinj dhe janë disa prej të rinjve të klubit që këtë verë kanë nënshkruar kontrata profesioniste. Veç tyre, ka edhe nga klube të tjera që kanë vendosur ta vijojnë karrierën në Podujevë dhe i fundit është Emir Umit, i cili luan si mesfushor qendre.

“Emir Umit është futbollisti i radhës që nënshkruan me KF Llapin. Umit, ka nënshkruar për 2 vitet e ardhshme të jetë pjesë e klubit tonë. Emir Umit, 19 vjeç, i lindur më 28.04.2000, vjen nga Belgjika, përkatësisht klubi i tij i fundit është SC Chatelet, kurse ka luajtur edhe për Namur. Është futbollist i Kosovës U19.

Për këtë transferim, e falënderojmë menaxherin Rahman Kice që njëherazi është edhe menaxher i futbollistit të Kosovës, Vedat Muriqi”, shkruhet në njoftimin e bërë nga klubi i Llapit në faqen zyrtare në Facebook.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.