Menaxheri i Kaçes synon të blejë… Iraklisin

Ergys Kaçe dhe PAOK, binom i pandashëm për momentin. Ky ishte verdikti i drejtuesve të klubit nga Selaniku dhe kjo vërtetohet edhe nga fakti që mesfushori ynë është përfshirë në listën e federimit për ndeshjet e turit të tretë në Europa League.

Ndërkaq, menaxheri i tij Nikos Kajulis, me post drejtues tek Iraklisi, po përgatit një lëvizje të bujshme.

Ai ishte në Holandë për të folur me drejtuesit e PAOK për Kaçen, ndërsa tani është kthyer në Greqi me një qëllim të bujshëm: dëshiron të blejë Iraklisin.

Pronarët aktualë duan të shesin aksionet dhe Kajulis është gati t’i blejë ato. Nëse kjo ndodh, natyrisht Kaçe ka një strehë të sigurt po i shkoi keq te PAOK, por realisht klubi i tij nuk e lëshon deri në fund të verës, të paktën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *