Menaxherët e kanë tepruar, trajneri Solskjaer i tregon vendin: Pogban nuk e ka Raiola, e ka Manchester United

Menaxherit e futbollistëve bëjnë gjithçka për të mirën e klientit të tyre, por ndonjëherë duke e tepruar dhe kaluar caqet. E sidomos në kohët e sotme, kur kemi një prishje të tregut dhe vlera stratosferike në qarkullim që vazhdojnë kurbën e rritjes. Shpeshherë nuk respektohet klubi që e zotëron lojtarin dhe presionet shtohen deri në atë pikë sa mund të quhet e tepruar.

Kështu ndodhi edhe me Pogban te Manchester United, teksa Raiola nga ana tjetër flet për një rikthim të tij te Juventusi. Kur pyetet në lidhje me këtë çështje, trajneri Solskjaer nuk është kursyer aspak, duke i treguar vendin menaxherit më të njohur dhe duke i kujtuar faktin se klienti i tij e ka një kontratë me “djajtë e kuq”.

“Pogba është i Manchester United, nuk është i Raiolas. Jam i sigurt se mezi po pret që të kthehet dhe të jap kontributin e tij me ne, pas dëmtimit që ka pësuar. Pogba e di fare mirë se duhet të punojë për t’u kthyer në fushën e lojës dhe ne po e presim me padurim”, ka mbyllur trajneri i Manchester United. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *