Memushaj zyrtarisht i Beneventos: Te Peskara nuk funksionoi asgjë

Në pritje të zyrtarizimit, Ledian Memushaj ka shkuar në Benevento, ku ka ndjekur ndeshjen kundër Bolonjës. Benevento e ka blerë përfundimisht, duke firmosur kontratë 2-vjeçare me mesfushorin 30-vjeçar.

Fundi i lumtur i një vere të gjatë, gjithmonë në pritje për mesfushorin vlonjat, i cili për Ottochannel deklaroi pas ndeshjes kundër Bolonjës: “E njoh shumë mirë trajnerin Baroni, ishte ai që më kërkoi me ngulm. Kur ishte te Peskara e nisëm me një mesfushë me 3 lojtarë, ndërsa më pas ndryshuam skemë. Për mua është e njëjta gjë, nuk kam asnjë problem në aspektin taktik. Në Peskara asgjë nuk funksionoi, shkoi keq çdo detaj. Nuk e di çfarë do t’i duhet Beneventos, por e sigurt është që mbijetesa do të vendoset në javët e fundit, jo që tani”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *