Memushaj vuan pasojat e veprimit të tij, trajneri i tregon autoritetin mesfushorit

Autoriteti i trajnerit është i padikutueshëm në ekip dhe këtë e tregon qartë kreui i pankinës së Pescarës. Zauri ka vendosur të ndëshkojë Memushajn pas atij konflikti që patën në përfundim të ndeshjes së shkuar. Ankesat që vlonjati shprehu për zëvendësimin e tij në pjesën e dytë të ndeshjes i kushtuan atij vendin në fushën e lojës.

Zauri ka vendosur ta lërë mesfushorin shqiptar në shtëpi për takimin e sotëm kundër Chievos, pavarësisht se Memushaj ka qenë një pikë kyçe për skuadrën këtë sezon. Me sa duket trajneri i klubit italian nuk dëshiron askënd të dalë mbi vendimet e tij dhe Memushaj tashmë duhet të vuajë pasojat e veprimeve të tij./Sport Ekspres/