Memushaj te Bari, në pritje të zyrtarizimit

Ledian Memushaj mund të zbresë përpara kohe në Serinë B dhe të ringjitet në Serinë A kur Benevento të zbresë në Serinë B… Një histori e çuditshme, por që mund të bëhet realitet. Në fakt, sipas “Corriere dello Sport”, drejtuesit e Barit, skuadra që drejtohet nga Fabio Groso dhe ku luan Migjen Basha, kanë gjetur një akord me Beneventon, për huazimin me detyrim blerje në rast ngjitje në Serinë A.

Memushaj, kujtojmë, ka luajtur me Peskarën në Serinë B, pas një sezoni në Serinë A, teksa sigurisht që më pas kaloi te Benevento.  Sipas asaj që thuhet te “Corriere dello Sport”, drejtori sportiv i puljezëve, Soljano, ka arritur akordin me menaxherin e mesfushorit, Mario Xhufredi. Objektivi i Barit (për momentin në vendin e katërt në serinë B) është të rikthehet në elitën e futbollit italian dhe me Memushajn është më e lehtë. Sigurisht, deri në fund, Frozinone dhe Kremoneze nuk do të heqin dorë nga shërbimet e tij, teksa vetë futbollisti vlonjat më pas do të zgjedhë se çfarë do të bëjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *