Memushaj sinjale pozitive për Rejan me 2 asist nga Seria B, te Pescara edhe Kastrati si titullar

Në Seria B u luajt java e  njëmbëdhjetë e kampionatit ku Pescara kishte përballë skuadrën e Pisa. Për vendasit fitorja po kthehet me rrotacion sipas javëve ku Pescara njëherë fiton e njëherë humbet në ndeshjet e zhvilluara. Një tregues jo fort i mirë ky për një nga ekipet që dëshiron me patjetër kthimin në Seria A.

Ndërkohë gjatë ndeshjes së sotme Ledian Memushaj mbetet njeriu i asistve perfekt. Mesfushori i Kombëtares mbetet protagonistit i nisjes së topit në golin e parë të takimit. Nga këndi, Memushaj ka harkuar saktë, duke i lehtësuar punën Borriellos. Ky i fundit me kokë shtyn topin në rrjetë, në minutën e 14′.

Megjthatë, futbollisti vlonjat nuk do të mjaftohej me kaq, pasi në minutën e 63 të pjesës së dytë do të shërbente sërish saktë, por këtë do të ishte sulmuesi Galano që do të përfitonte nga asisti i Memushajt për të gjetur më pas golin e dytë të takimit.

Në minutën e 67, Pescara trefishon shifrat për ta mbyllur kështu këtë ndeshje me rezultatin 3-0, duke e mbajtur edhe portën e ruajtur nga Elhan Kastrati të paprekur. Portieri 22 vjeçar ka qenë pjesëe moshave të Shqipërisë që nga U17 deri tek Shpresat e Bushit. Në 2014 porteri shqiptar u transferua tek Pescara nga ekipi i Teutës, ku pas një sërë huazimesh, Kastrati duket se ka siguruar hapsira tek ekipi italian. /Sport Ekspres/