Memushaj, shumë pranë Bolonjës

0

Ledian Memushaj do të largohet nga Peskara në verë dhe tashmë lajmi është thuajse zyrtar. Mesfushori i kombëtares sonë ka kontratë deri më 2019, por nuk dëshiron të luajë më në Serinë B dhe mbi të gjitha kërkon të largohet nga një ambient i nxehtë dhe jo i qetë, sepse edhe të dielën e shkuar disa tifozë e ofenduan duke dalë nga një restorant.

Kapiteni i skuadrës abruceze ka qenë një ndër më pozitivët këtë sezon, duke luftuar gjithnjë, edhe kur nuk ka shkëlqyer në aspektin cilësor, ndërsa dje kundër Romës dha asistin e golit të nderit në fundin e takimit.

Paraqitjet e tij natyrisht nuk kanë kaluar pa tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Serinë A dhe tashmë është Bolonja klubi që e dëshiron me ngulm.

Dje në stadium ishte edhe një vëzhgues i Bolonjës, raporton Tuttomercatoëeb.com, që ka ndjekur nga afër 30-vjeçarin e kombëtares shqiptare, i cili te Bolonja do të merrte vendin e një tjetër shqiptari, Blerim Xhemailit, i cili pas pak javësh do të transferohet në kampionatin amerikan, te Montreali.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here