Memushaj prezanton kombëtaren U-15: Ka talente, por çalon infrastruktura

Shqipëria U-15 do të luajë në fundjavë dy ndeshje miqësore kundër  Malit të Zi dhe trajneri Eqerem Memushaj ka prezantuar listën e lojtarëve të grumbulluar. Trajneri vlonjat ka grumbulluar vetëm futbollistët që aktivizohen në Shqipëri, duke shtuar një futbollist nga Peja, i cili ka shprehur dëshirën të luajë për Shqipërinë. Memushaj pranon se problem janë ende terrenet, duke veçuar vetëm infrastrukturën në Tiranë, si më të avancuar.

“Janë bërë dy grumbullime në maj e korrik. E kemi qartësuar grupin për ndeshjet kundër Malit të Zi, është një mundësi e mirë për djemtë. Është bërë një përzgjedhje e kujdesshme, besojmë se ka qenë më e mira.

“Në nëntor do të grumbullohen edhe lojtarët e ditëlindjes 2003 që luajnë jashtë.

“Kemi vëzhguar kampionatet e organizuar nga Federata, për të evidentuar talente. Më vonë do të bëjmë krahasimin me ata që vijnë nga jashtë. Ka lojtarë interesantë, sepse tani edhe klubet po e përmirësojnë infrastrukturën, sidomos zona e Tiranës.  Është problem në disa zona, duhet bërë më shumë në këtë drejtim, sidomos në Korçë apo Elbasan, por ka hapa përpara.

“Kemi marrë një lojtar nga Peja, pasi ka shprehur dëshirën të luajtur par ne, sepse natyrisht Kosova ka Federatën e vet dhe nuk mund të marrim lojtarë pa konsultuar.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me trajnerët e tjerë të kombëtareve të moshave, bashkëpunimi është shumë pozitiv dhe mendojmë se po bëhet një punë serioze për evidentimin e talenteve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *