Memushaj motivon ekipin: Ja si rikthehemi në Serie A

0

Peskara do të ndeshet sot me Peruxhën në një ndeshje, ku në rast fitoreje skuadra e “delfinëve” mund të “blindojë” arritjen e një vendi në fazën play-off.

Mesfushori shqiptar i Peskarës, Ledian Memushaj, ka dhënë një intervistë për “Il Messagero”, ku shpjeguar se ekipi i tij duhet të bëjë maksimumin në gjashtë ndeshjet e mbetura, në mënyrë që të sigurojë një vend sa më të favorshëm për hedhjen e shortit të play-off.

“Duhet të përpiqemi që renditemi sa më mirë që mundemi, mbeten ende disa ndeshje deri në fund dhe duhet t’i marrim maksimumin. Statistikat thonë që pozicionet përfundimtare të fazës play-off mund të bëjnë diferencën. Për këtë arsye, fitorja kundër Peruxhës vlen më shumë se sa për të siguruar një vend në tetëshen e parë”, tha Memushaj.

Peskara pati një fillim perfekt të sezonit, teksa mbajti kreun e renditjes për të paktën dy muaj, por ekipi më pas shfaqi shumë luhatje, çka e çuan jashtë garës për dy vendet e para të tabelës së Serie B.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.