Memushaj mbetet pa trajner

0

Masimo Odo nuk është më trajner i Peskarës, edhe pse dje klubi e konfirmoi zyrtarisht.

Dje trajneri u takua me drejtuesit dhe me presidentin Sebastiani, i cili e refuzoi dorëheqjen e ish-mbrojtësit të njohur, por 24 orë më vonë situata është përmbysur bujnshëm, me Odon që është pushuar nga puna.

Për momentin Memushaj me shokë do të drejtohen nga Luçiano Zauri, por është një zgjedhje e përkohshme, sepse së shpejti pritet trajneri i ri, pavarësisht se duket e vështirë që ndokush të pranojë ta marrë drejtimin e skuadrës abruceze, që ka vendosur rekord negativ këtë sezon, duke mos njohur fitore në Serinë A, me përjashtim të një 3-pikëshi të marrë në tavolinë ndaj Sasuolos.

Sipas komunikatës për shtyp lëshuar nga Peskara, presidenti Sebastiani është takuar sërish sot me Odon dhe me keqardhje ka vendosur ta largojë nga drejtimi, me synimin për të shkundur skuadrën dhe me shpresën se grupi nuk do të ketë më alibi, pas paraqitjeve të fundit, mjaft të shëmtuara.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.