Memushaj këshillon Beneventon: Nuk luhet futboll 20 minuta

Benevento kalon nga humbja në humbje dhe duket qartë që i mungon eksperienca dhe cilësia për të përballuar Serinë A, edhe pse është shumë herët dhe të njëjtën rrugë ndoqi edhe Krotone vjet. Kjo bën që Ledian Memushaj të kërkojë durim dhe rezistencë nga shokët e skuadrës, sepse mesfushori i Shqipërisë e njeh mirë Serinë A dhe e di ç’do të thotë të luash për mbijetesë.

“Biseduam pas ndeshjes me presidentin. Duhet ta hedhim pas krahëve sa më parë këtë ndeshje. Në Serinë A një ndeshje nuk zgjat 20 minuta, duhet të bësh gjithë kohën mire. Pas golit të Romës u fikëm dhe është e gabuar të dorëzohesh, sidomos kundër ekipeve të tilla kaq të forta. Është e rëndësishme që të luajmë duke e ditur se jemi inferiorë dhe për këtë arsye duhet të tregojmë cilësi të tjera. Moduli? Nuk është ky problemi, janë aspekte të tjera që na munguan”.

Memushaj shpreson që kthesa të vijë këtë javë ndaj Krotones, rival direkt, pas disa ndeshjesh shumë të vështira: ‘Tani të mendojmë për Krotonen: na pret një ndeshje e vështirë dhe duhet të shkojmë atje me vetëdijen se mund të bëjmë mirë. Kampionati nuk është vendosur sot, ndodh që të kesh një seri negative dhe më pas vjen ringritja. Duhet durim dhe rezistencë, duke mos e humbur kurrë entuziazmin. Jemi një skuadër e fortë dhe mund të luajmë për të shpëtuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *