Memushaj i larguar, Peskara e lë jashtë në kupë

0

Ledian Memushaj do të largohet nga Peskara, çështja është vetëm kur. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka gjithë verën që pret të gjejë klub të ri, për të mos qëndruar në Serinë B italiane, por Peskara nuk e lëshon lehtë.

Kontrata bën që Peskara të kërkojë dëmshpërblim dhe ka vendosur një çmim prej 1 milion eurosh. Sioni i Tramexanit ofron 500,000 euro, ndaj ka ngërç.

Megjithatë, Peskara nuk ka interes ta mbajë Memushajn, ndaj nuk e ka grumbulluar fare për ndeshjen e sotme kundër Triestinës në kupë. Aktivizimi i tij do të digjte një ekip për Memushajn, i cili më pas do të kishte mundësi aktivizimi vetëm me një klub tjetër deri verën e ardhshme.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here