Memushaj, edhe Lacio një opsion

Ledian Memushaj me siguri nuk do të qëndrojë në Serinë B me Peskarën dhe po kërkon sistemim në Serinë A. Synimi i mesfushorit të kombëtares sonë është të gjejë një skuadër ku të ketë garanci aktivizimi, por ndërkohë në një klub të rëndësishëm do të pranonte të isshte edhe një alternativë e mirë në dispozicion të trajnerit, pa qenë i sigurt për të luajtur rregullisht.

Sot Corriere Dello Sport raporton se Memushaj është një ndër emrat që po studiojnë drejtuesit e Lacio, të cilët janë në kërkim të një mesfushori me tiparet e 30-vjecarit. Trajneri Simone Inzagi i cili ka shfaqur shqetësimin e tij për repartin e mesfushës, ku ka probleme, pasi Bilia duket i larguar. Luliç e Parolo janë dy mesfushorët titullarë në këtë moment, por Memushaj do të ishte një alternativë e mirë, duke parë cilësitë dhe eksperiencën e tij, pa harruar faktin që nuk do të ankohej edhe nëse nuk është pikë e palëvizshme në formacion.

Në sezonin e fundit Memushaj u aktivizuar në 36 ndeshje të Serisë A, duke shënuar një gol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *