Memolla me ekip të ri, largohet nga Hajduku dhe zgjedh Italinë

Hysen Memolla është lojtari më i ri i Salernitanës. Mbrojtësi kuqezi është transferuar sot te skuadra italiane dhe do të vazhdojë karrierën e tij larg Kroacisë, ku për shumë sezone u aktivizua me ekipin e Hajduk Splitit.

Memolla është grumbulluar shpeshherë dhe nga Panuçi në kombëtaren shqiptare të futbollit dhe 26-vjeçari do t’i bashkohet emrave si Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Strakosha dhe shumë shqiptarëve të tjerë që luajnë në kampionatet e Italisë.

Te Salernitana, Memolla pritet të ketë minuta të plota dhe të fiksojë një vend titullari në krahun e majtë të mbrojtjes. 26-vjeçari është zyrtarizuar sot te skuadra italiane. Lajmin për transferimin nga Hajduku te Salernitana e ka konfirmuar klubi kroat.

“Hysen Memolla nuk është më lojtar i Hajdukut dhe do të largohet drejt Italisë. Memolla dhe klubi i Salernitanas kanë qenë në bisedime prej shumë ditësh dhe sot është gjetur akordi mes tyre. I urojmë fat Memollës në aventurën e tij të re.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *