“Memfis nuk ke baba”, Depaj lë pa fjalë tifozët

Fundjavën që lamë pas, në Francë u luajt derbi midis Sant Etienit dhe Olimpikut të Lionit. Një ndeshje, që ka një rivalitet të madh, sidomos midis tifozëve. Në përfundim të takimit, Lioni triumfoi me një gol në minutën e 95-të me Musa Dembelen.

Kjo ishte fitorja e dytë për Lionin në kampionat këtë sezon, ndaj rivalëve të tyre të përjetshëm. Si në çdo derbi, thumbimet e tifozëve ishin të pranishëm dhe një nga banderolat që bëri bujë të madhe ishte ajo e tifozëve vendas drejtuar sulmuesit të Lionit, Memfis Depaj.

“Memfis 5 milionë followersa, por përsëri nuk ka baba!” Kujtojmë, para shumë kohësh u përfol që Depaj, është braktisur nga i ati i tij kur ka qenë i vogël dhe kjo është arsyeja që në fanellë mban emrin dhe jo mbiemrin. Gjithsesi, holandezi ka zgjedhur t’u përgjigjet tifozëve të Sant Etienit në llogarinë e tij në “Twitter”, ku ka shkurar:


“Nuk kam asgjë kundër atyre që e bënë këtë gjë. E di që ata më duan! E di dhe që e bënë këtë gjë, pasi nuk kanë në ekip një lojtar me kualitetin tim. Nuk më bezdisin fare, thjesht doja të thoja diçka për këtë. 0 pikë ndaj nesh këtë sezon, mund ta imagjinoj se çfarë ndiejnë. Meqë ra fjala, janë 5.9 milionë followersa”, ka mbyllur postime te tij sulmuesi holandez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *