Memelli: Lika ishte më i miri te Tirana, përse u la 20 ndeshje në stol

Ish-futbollisti i Tiranës, Migen Memelli, ka bërë një koment mbi situatën e keqe që po kalon klubi kryeqytetas gjatë muajve të fundit. Ish-sulmuesi ngriti çështjen e lënies në stol të portierit, Ilion Lika, i cili në ndeshjen ndaj Kastriotit ishte lojtari më i mirë në fushë.

“Tirana problemet sot i ka me veten. Është një klub që duhet të reflektojë dhe ka reflektuar shumë vonë. Pse Ilion Lika që sot ishte lojtari më i mirë në fushë, ka qëndruar në stol për një periudhë të gjatë? Dihet që problemet kryesore Tirana i ka pasur në portë, me gjithë respektin për Abibin që është një portier me të ardhme, por jo stabël në lojën e tij. Pse duhet që Ilion Lika të hidhet në fushë në një moment mjaft kritik. Për mendimin tim ai i ka dhënë një pikë Tiranës sot, mund edhe të kishin humbur. Vetë Devolli e pranoi se lojtari më i mirë i Tiranës ishte portieri”.

“Pse nuk ka qenë më parë. Ai nuk luajti në 20 ndeshje dhe prapëseprapë tregoi siguri. Përse këtë eksperiencë që nuk mund të shfrytëzohej më parë dhe Tirana nuk do ishte këtu. Është një skuadër që nuk ka treguar asnjëherë stabilitet. Në Laç s’do ta kenë të lehtë, këtë sezon sa herë ka shkuar atje është mundur. Emrin e Ilionit e përmend është se është i vetmi lojtar atje që ka marrë titullin kampion, është i vetmi lojtar që mban peshën e përgjegjësisë, është një lojtar që di si të ndajë situatën dhe çfarë përgjegjësish duhet të marrë. Tani, a ka Tirana lojtarë me peshë të njëjtës cilësi si Lika është diçka që diskutuar. A ka Tirana lojtarë qe mund ta nxjerrin lojtarët në situatë kritike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *