Memelli: I kërkova falje gjyqtarit, dështim nëse nuk arrijmë Kupat e Europës

Migen Memelli po drejton përkohësisht Laçin dhe ia ka nisur mirë, duke fituar në Gjirokastër kundër Luftëtarit. pas ndeshjes ai ka folur në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport dhe ka komentuar edhe tensionin në fundin e pjesës së parë, kur u anulua goli.

“Dua të përgëzoj djemtë për këtë ndeshje dhe për këtë fitore. Nuk është e lehtë pas dy humbjeve duke ditur anën psikologjike të skuadrës, por dhe pretendimet që kemi. Në anën psikologjike të skuadrës jemi mundur të punojmë si ajo tekniku-taktike. Kemi bërë një analizë të thellë gjatë kësaj jave. Kishim një skuadër të konsoliduar përballë me lojtarët që luajnë prej vitesh. E kemi studiuar shumë kundërshtarin, sidomos në mesfushë. tentuam që të ishim sa më fleksibël në sulm me Shtubinën, Xhixhën dhe Parmakovskin, por dhe me mbështetjen e lojtarëve të tjerë. Edhe në mbrojtje ishim në lartësinë e duhur.

“E ardhmja? Pas largimit të Mërgjyshit për arsye të tij personale e kemi përgatitur ndeshjen me Luftëtarin Ne kemi vijuar punën pasi jemi profesionistë. Duhet pyetur presidentin., Duhet të ulemi dhe të diskutojmë se si është më e mira me klubin. Kam përgjegjësitë e mija për këtë moment ku ndodhemi. Nuk kemi diskutuar akoma”.

“Dua të kërkoj ndjesë për atë moment. Ishte hovi i momentit, duke pasur parasysh se puna jonë matet me rezultate. Unë doja të dija vetëm nëse ishte faull apo pozicion jashtë loje. Koj nuk e justifikon veprimin dhe kërkoj falje. Në fund të pjesës së parë dhe në fund të takimit i kam kërkuar falje kryesori”.

“Kishim dy-tre raste i ndryshuam pozicionet disa lojtarëve që të krijonim pak disekuilibër në mbrojtjen kundërshtare. Doja të thoja se i kishim mundësitë të shënonim golin e dytë dhe nuk duhet të futeshim në presion. Duhet të jemi “vrasës” dhe jo të futemi në presion.  Në fund mund të ishim ndëshkuar, pasi njihen këto situata në futboll, po nuk shënove do pësosh. Pozitive që rikthemi te fitorja dhe te kreativiteti, që na ka munguar në dy ndeshjet e fundit”.

“Shpresoj që të bëjmë më të mirën për klubit. Ekipi është futur shumë herë në Kupat e Europës dhe nëse nuk e arrijmë këtë do të jetë dështim, pasi investimi ka qenë i madh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *