Mema tregon për merkaton e janarit: Merren lojtarë në provë, se nuk luhet bixhoz me lekët e tua

Ardian Mema ka folur për “Sport News Plus” merkaton e janarit dhe prurjet e pakta që janë bërë deri tani sa i përket transferimeve të lojtarëve. Sipas ish-trajnerit të Tiranës, muaji janar nuk ka asnjëherë mundësi të larmishme sa i përket afrimeve dhe blerjeve. Pikërisht për këtë arsye zgjidhen futbollistë që të vijnë në provë, pasi nuk mund të luhet bixhoz duke i ofruar kontratë të menjëhershme.

“Jam një ish-trajner i afërt. Kur isha te Tirana, kam parë mbi 50 futbollistë. Ishte shumë e vështirë, nuk gjenim lojtarë më të mirë se ata që kishim. Janari nuk ka bum. Që të gjithë ekipet nuk kanë mundësi të marrin asnjë lojtarë. Më shumë i kanë në provë. Është e drejtë, nuk mund të luash bixhoz me lekët e tua, duke marrë futbollist pa provë në janar. Klubet duhet të punojnë me plan afatëgjat. Në Shqipëri do të vijnë gjithmonë lojtarë të dobët”, u shpreh Mema. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *