Mema: Të vjen keq për golat që pësojmë, renditja ndikon te lojtarët

0

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, foli pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ku analizoi barazimin kundër Luftëtarit, rastet e humbura dhe golin e pësuar. Tekniku kryeqytetas pati edhe një koment për renditjen në tabelë, ku tha se kjo gjë po ndikon negativisht te lojtarët e tij. Në fjalën e tij, Mema tha:

NDESHJA – “Të vjen keq dhe te pjesa që pas golit që pësuam, mund të shënonim sërish. Sentamu ka pasur dy mundësi, ka qenë një moment që bashkë me Goxhën mund të shënonin. Të vjen keq, pasi e kemi thënë shpeshherë se sulmuesi duhet të shënojë me 1-2 raste, jo me raste gjithë ndeshjen. Të them të drejtën, ne e kontrollojmë lojën, e mbajmë topin, por kemi pësuar gola nga episodet. Detyra ime si trajner është ta çoj ekipin deri te porta, pastaj lojtarët duhet të marrin përgjegjësi. Ne duhet jo vetëm të luajmë mirë, por dhe të marrin rezultate, pasi loja e mirë nuk është e mjaftueshme”.

MBIJETESA – “Faktikisht, e kisha përgatitur ekipin për ta fituar ndeshjen. Kjo ishte keqardhja ime për sot, pasi Tiranës i duhen pikët dhe pika e sotme nuk është se bën ndonjë punë. Kampionati ka dhe disa ndeshje dhe sa vijnë e vështirësohen takimet”.

REZULTATI – “Rastet që humbëm janë momente presioni, ndoshta nuk e kam parë dhe unë mirë ndeshjen, pasi nuk jam para TV-së. Gjithsesi, rastet kanë qenë dhe ne duhet të shfrytëzojmë në maksimum, edhe nëse kemi vetëm një rast”.

RENDITJA – “Siç e thashë dhe më sipër, ne mundohemi që ta përgatisim ndeshjen dhe të luajmë mirë. Keqardhja ime gjatë gjithë kësaj kohe është pjesa e pikëve dhe renditja ndikon te lojtarët, pasi nuk po lirohen nga ana psikologjike. E kam thënë shpeshherë se karakteri i fortë sportiv del mbi çdo gjë dhe lojtarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të shënojnë, që ekipi të ketë frymëmarrje”.

GOLAT E PËSUAR – “Të pësosh atë lloj goli dhe të dalë ndeshja 1-1 kur kishim gjithçka në kontroll, të vjen keq”, u shpreh Mema.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.