Mema: Sulmi, reparti jonë më i fortë. Lotët? Jam bërë pak qaraman

0

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, nuk i mbajti dot lotët e gëzimit pas golit të Majkëll Ngo që i dha tri pikët ekipit të tij. Tekniku kryeqytetas foli për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport” në përfundim të takimit t.

FITORJA – “Më gëzoi fitorja, sidomos në këto momente që po kalon Tirana. Pikët janë shumë të rëndësishme dhe të luash kundër një ekipi të fortë si Skënderbeu, tregon se ekipi im ka forcën për të fituar ndeshje, ndryshe nga më përpara”.

HUMBJA ME LAÇIN – “Një trajner, i duhet koha e nevojshme për të shpalosur idetë e veta, filozofinë e veta. Gjithsesi, ekipi ka ardhur duke e rritur lojë, por kemi pasur oscilacione. Skënderbeu na ka vënë në vështirësi dhe nuk kisha shpresë se do të merrnin një rezultat pozitiv. Por futbolli është futboll dhe Skënderbeu na toleroi disi në fazën mbrojtëse dhe ne e shfrytëzuam”.

RRITJA E EKIPIT – “Ka pasur në çdo repart probleme, jo vetëm në mbrojtje. Edhe në 2019 që s’kemi humbje, kemi pasur probleme. Kemi pasur oshilacione, por gjithsesi janë riparuar disi problemet dhe ekipi po shprehet gjatë lojës”.

TAKTIKAT – “Pak a shumë është njësoj si ndeshja kundër Kukësit. E kemi pritur Skënderbeun në mesin e fushës dhe ka qenë manovër e jona ta godasim kundërshtarin në kundërsulm. Kemi pasur edhe dy mundësi të tjera, por nuk janë shfrytëzuar siç duhet. Gjithsesi, ky është futbolli dhe jo çdo manovër të dalë e suksesshme”.

LOTËT – “Ishte një moment që nuk e di çfarë ndodhi, në gëzim e sipër kemi pasur një emocion. U emocionova shumë, pasi kam qenë dhe pjesë e Skënderbeut. Më gëzoi shumë ai gol. Jemi bërë disi qaraman (qesh). Unë kam qarë më shumë kur kemi humbur”.

SULMI – “Të them të drejtën, ekipi në pjesën e parë ka sulmuar. E kemi kontrolluar ne në shumicën e rasteve topin, por kemi momente paniku mbrapa. Ndoshta edhe unë duhet ta shikoj më me përparësi këtë pjesë. Sulmin e kemi më të fortë se repartet tjera. Unë jam munduar të luaj në grup e jo t’i besoj një reparti”.

DEDIKIM – “Kjo fitore nuk ka asnjë dedikim. Mos më bëni kështu pyetjesh, se emocionohem sërish (qesh). Tifozët dua t’i përshëndes dhe shpresoj që këto pikë të marra, të na ndihmojnë dhe në derbin kundër Partizanit”,- përfundoi Mema.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.