Mema: Po të ishte boks do fitonim me pikë, lojtarët dhanë gjithçka

Tirana ishte ekipi dominues në derbin kundër Partizanit, por në fund bardheblutë nuk arritën të festonin. Pak minuta pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Tiranës, Ardian Mema foli për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, ku e nisi me një batutë.

BATUTA“Një nga gjërat që u thanë në korridor ishte se po të kishte qenë një ndeshje boksi do të fitonim me pikë (qesh), por nuk është boks”.

LOJA – “Kam ardhur në mes të kampionatit dhe nuk kam pasur shumë kohë, por gjërat te Tirana janë rregulluar disi. Ekipi ka goxha ekuilibër dhe po luajmë futboll të mirë. Kjo më ka pëlqyer sot”.

RËNIA NË PJESËN E DYTË – “Ndoshta skuadra dha çdo gjë pjesën e parë. Gjithsesi edhe Partizani është një ekip i fortë dhe ata dinë së të reagojnë pas gabimeve. Në pjesën e parë bëmë mirë me manovrat tona. Sulmuam shumë nga krahët me Hoxhallarin dhe Kërçikun. Në pjesën e dytë humbëm freskinë dhe kjo u dallua te Greca, Ngo dhe Hasani. Në pjesën e dytë loja u bë më e rrëmujshme. Humbëm shumë pasime, ndërsa në pjesën e parë u treguam të saktë në këtë aspekt”.

MUNGESA E GOLIT – “Me shpirt donim të fitonim, por nuk ishte fati jonë. Ndoshta duhet të kishim shënuar gjatë pjesës së parë”, përfundoi Mema.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *