Mema: Mund të jetë ndeshja ime e fundit, Tirana është për mbijetesë!

1

Trajneri Ardian Mema ka folur pas ndeshjes për “Supersport” në emisionin “Gol pas goli” ku ka veçuar se kjo mund të jetë ndeshja e tij e fundit në drejtimin e skuadrës kryeqytetase.

“Flasim për anën psikologjike, por ekipi tregon në fushë që ka mundësi për të shënuar dhe për të luajtur mirë, por nuk e di se si pësojmë gola. Jemi të papërqendruar dhe kam qenë shumë nervoz se si u vendos skuadra në goditjet standarde. Nuk mund të bëjë skuadra e parë e Tiranës të tilla gabime”.

“Tirana është për mbijetesë. Momentalisht nuk mund të llogarisim asgjë tjetër veç mbijetesës. Kjo situatë që shënojmë dhe më pas pësojmë dy herë, e kam analizuar shumë dhe nuk e di se çfarë të them. Mund të jetë ndoshta dhe ndeshja ime e fundit kjo. Do të flas me presidentin dhe drejtuesit e klubit. Brenda meje nuk ekziston fjala mbijetesë, apo diçka e kësaj natyre, por Tirana duhet të ketë forca për të përballuar ndeshjet në vazhdimësi. Ka ndeshje me ekipet e elitës”.

“Lojtarët luajnë në fushë, ne nuk jemi tipa që i mësojmë të luajnë pisët lojtarët. Kuptohet se lojtarët mund të veprojnë sipas rastit, por ne si drejtues nuk e trajtojmë shumë këtë pjesë”.

“ Duhet të flisni për rezultate jo për lojën. Rezultatet sjellin krizën. Nuk di çfarë të them, pasi është momentin i vështirë për mua dhe për ekipin”.

You might also like
1 Comment
  1. Perkthyesi says

    Situata te Tirana ka qene dhe here te tjera problematike, por kete vit eshte me te vertete dramatike! Une mendoj se asgje nuk e shpeton dot me kete ekip nga renia ne kategorine e pare! Qofsha i gabuar!

Leave A Reply

Your email address will not be published.