Mema kërkon ekuilibrin, ja lëvizjet e tij te Tirana

Tirana po përgatitet për ndeshjen e radhës me Flamurtarin dhe trajneri Ardian Mema po mendon për formacionin që do të hedhë në fushë. Ka disa ndryshime të parashikuara dhe nisin nga mbrojtja, me Erjon Hoxhallarin që do të pozicionohet në qendër të prapavijës.

Në këtë mënyrë Imami zhvendoset në qendër, kurse Doka e Turtulli plotësojnë katërshen repartit të mbrojtjes. Mema ka menduar edhe për mesfushën dhe do të “flasë shqip” edhe ai repart. Daja dhe Karabeci do formojnë “ekranin” para mbrojtjes, kurse Hasani duhet të vertikalizojë.

Për sulmin ka dilema. Mungesat janë dy, Oduamadi dhe Blazhevksi. Ngo duket i favorizuar për ta nisur nga minuta e parë, kurse nga krahët mund të ketë mbështetjen e Grecës dhe Kobinah. Pak a shumë kjo do të jetë Tirana e Memës, që në vijim mund të ndryshojë pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *