Mema: I kam në kokë të gjitha gabimet, boll me tolerime!

0

Ardian Mema, trajneri i Tiranës, ka dalë sot para mediave për të folur për ndeshjen e radhës që bardheblutë luajnë në shtëpi me Skënderbeun. Tekniku kryeqytetas foli fillimisht për gjendjen e skuadrës së tij, teksa shprehet: “Pas ndeshjeve me Luftëtarin ekipi është në momente të mira, pavarësisht rezultatit. Ritmi i ekipit është i mirë, lojtarët e kanë kuptuar që duhet të shprehen më mirë nisur edhe nga pozicioni në tabelë. Ndoshta kanë një përqendrim më të madh se në të shkuarën”.

PIKËT E LËNA – “Jemi me ato 50 hijet. I kam në kokë të gjitha pikët e lëna. Do kishim shumë pikë sot, por kjo t’i shërbejë vazhdimësisë. Gjërat nuk kthehen pas dhe në vazhdim do bëhet diferenca. Ndeshjet e radhës janë shumë vendimtare. Tirana i ka të gjitha mundësitë, pasi mënyra e lojës në jep besim se mund të fitojmë pa probleme. Ndeshjet në vazhdim, sidomos ajo nesër me Skënderbeun, është shumë  e rëndësishme. Mendoj se ekipi do të bëjë më të mirën”.

KONKURRENCA NË KAMPIONAT – “Normalisht që na ndihmon, pasi po të tolerohej do të prishej gara. Çdo ekip ka objektivat e veta dhe kjo e bën edhe më të bukur kampionatin. Shpresoj të jetë kështu si them dhe mendoj se kështu është, pasi çdo ekip bën llogaritë e veta për objektivat që ka. Tirana po doli mirë në ndeshjen me Skënderbeun, do ta kalojë edhe situatën jo të mirë që është. Janë 15 pikë në lojë, të gjithë bëjnë llogaritë e veta. Gjithsesi këto ndeshje duhet të kenë përqendrim, nuk tolerohet më. Ky është mesazhi im”.

FATI – “Pjesë e lojës është edhe fati, ndoshta nuk kemi pasur. Unë shoh lojën që bën ekipi, jam trajner. Shikoj manovrën e ekipit tim dhe shprehet mirë në fushë. Duhet përqendrim në finalizim dhe në mbrojtje. Nuk mundet të tolerojmë më. Këtë kam biseduar me lojtarët gjatë analizave. Nuk më shqetëson loja, normal ka nevojë për korrigjime. Duhet të kemi një analizë me veten, edhe pse unë shoh shumë gabime. Edhe vetë lojtarët duhet të vetëriparohen. Fati është si ta kërkosh, nuk diskutohet. Nëse një ekip mban më shumë topin, ka më shumë raste, nuk kam çfarë mendoj tjetër. Ia lë anës psikologjike dhe përqendrimit”.

TIFOZËT  – “Më vjen keq për pjesën e tifozëve, ata janë një plus më tepër për ekipin. Do bëjmë maksimumin tonë edhe në këto kushte. Keqardhje është të luash pa tifozë. E kam thënë më parë, që mirë do ishte të pranoheshin paratë e klubit dhe të kishim tifozët. Nuk u mor parasysh nga komisionet, Mendojnë ta kalojmë ndeshjen si duhet dhe më pas të shohim në vazhdimësi”.

KUPA – “Do mendojmë fillimisht për kampionatin, kjo është pjesa e parë. Duhet të shpëtojmë sezonin, më pas me një rezultat pozitiv mund të shkojmë në finale. Ky është edhe objektiv i klubit”, u shpreh Mema në mbyllje të konferencës për shtyp.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.