Mema humb durimin me Ngo, e zëvendëson vetëm pas 12 minutash

0

E kur dukej se marrëdhënia mes Memës dhe Ngo ishte drejt rregullimit, sulmuesi britanik ka katranosur gjithçka. Në ndeshjen kundër Kastriotit, Ngo e nisi titullar si zakonisht, në majë të sulmit dhe me Hasanin pas tij, por ishte një ndeshje për t’u harruar për britanikun.

Që në minutën e 6’ të sfidës, Ngo fillon të zihet me lojtarët e Kastriotit. Madje, britaniku e tepron, duke përdorur dhe duart dhe duke shtyrë numrin 10 të vendasve, Ymerajn. Ky i fundit rrëzohet në tokë dhe për gjyqtarin, ka karton të verdhë për sulmuesin e Tiranës.

Edhe pse ishte i ndëshkuar, Ngo vazhdoi të krijojë polemika dhe gjestet e tij nuk i pëlqyen aspak tifozerisë vendase, që shau dhe ofendoi në kor sulmuesin, por as teknikut Mema, i cili nuk u mendua dy herë dhe në minutën e 12’ të takimit, e zëvendësoi, duke aktivizuar Halilin në vend të tij. Ngo nuk u ul fare në stol, por iu drejtuar dhomave të zhveshjes, për të mos u rikthyer më në ambientet e fushës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.