Mema: Europa na shpëton sezonin, në fundjavë tregohemi më agresiv

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, ka folur për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, ku foli për barazimin e sotëm në Kupë me Luftëtarin dhe gjendjen e Tiranës në kampionat.

Tekniku kryeqytetas u shpreh se loja e skuadrës i jep garanci dhe shpreson që sezoni i Tiranës të shpëtohet me arritjen e mbijetesës dhe kualifikimit në Kupat e Europës.

“Mendoj që ekipi luajti mirë, sidomos në pjesën e dytë ku kemi sulmuar gjatë të gjithë kohës me ekuilibër. Nuk patëm shanse të mirë, por e kërkuam golin. Kjo ishte ndeshje kupe dhe ka specifikat e veta. Normalisht në ndeshjen e kampionatit gjërat do të ndryshojmë. Do të tregohemi më agresiv pasi na duhen pikët”.

“Sulmuesin e ndeshjes së ardhme do ta vendos në ditët në vazhdim. Kemi lojtarë në dispozicion. Në Durrës kemi luajtur me Muçin kemi Halilin dhe të tjerë. Në sulm kemi lojtarë. Ngonë e aktivizova për shkak se dua ta rikthej në formë dhe i duhet minutazh. Siç e dini s’ka luajtur në ndeshjet e fundit”.

“Gjendja në tabelën e klasifikimit nuk është e këndshme, gjithsesi ekipi ka luajtur, por në momentet e caktuara na kanë ndëshkuara një ose dy episode. Duhet të kishim shfrytëzuar më mirë rastet që kemi pasur. Shpresojmë që të bëjmë më të mirën për ndeshjen në vazhdim dhe të shpëtojmë sezonit duke arritur të shkojmë dhe në Kupat e Europës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *