Mema: As Karabeci nuk është i paprekshëm, më vjen keq për gjykimin

Trajneri Ardian Mema foli për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”, teksa analizoi humbjen në Laç, duke veçuar se skuadra u zgjua pas golit të dytë. Numri një i stolit badheblu e pranoi se me ndryshimet e tij loja ndryshoi, por sërish mbetet i zhgënjyer për rezultatin.

NDESHJA -“Pjesa e parë ishte për t’u harruar, ishte një ekip apatik, pa dyluftime. Laçi fitonte çdo dyluftim. Kjo lojë është me dyluftime dhe të vjen keq që lojtarë nuk luftonin, pasi ndikon dhe në anën psikologjike”.

RASTI I PREKJES ME DORË – “Një nga gjërat që të vjen keq është dhe gjykimi. Nuk dua të merrem, pasi e kam mbyllur që nga ndeshja me Durrësin. Duhet të jetë objekt i personave që u takon. Do isha kurioz nëse do i ndodhte Laçit se çdo të ndodhte”.

PAS NDESHJES – “Diçka që fola pas ndeshjes, edhe pse nuk e kam shumë për zakon, ishte kjo që pse nuk luajtën kështu që në fillim, por e fillojmë ndeshjen 2-0. Kur ekipi ka mundësi për të fituar dhe për të bërë gol nuk e nisim që në fillim me atë ritëm. Pësuam dy gola që u falën dhe kjo gjë më shqetëson shumë”.

NGO – “Do ta fusja në formacion Ngon, por ka pasur probleme me gjurin dhe nuk ka qenë 5 ditë në stërvitje. Një lojtar që nuk është në stërvitje 5 ditë nuk mund të luajë titullar. I kam dhënë dorën pas ndeshjes për atë që dha në fushë. Do të jetë pjesë e formacionit në vazhdimësi. Ne duam lojtarë korrekt dhe janë të disiplinuar e luftojnë në fushë, kjo duhet të na udhëheqë të gjithëve. Nuk mund të luajë një lojtar që nuk lufton dhe nuk pason mirë. Nuk mundet se si të futet më në fushën e lojës. Kam bërë dhe ndryshime që ekipi u shpreh më mirë se në pjesën e parë. Do shohim në vazhdimësi”.

DHURATAT DHE KARABECI – “Pjesa e dhuratës e kemi diskutuar dhe nuk vlen ta përsërisim, pasi javë pas jave ne falim gola. për prishjen e ekuilibrave nuk ka njeri të pazëvendësueshëm qoftë dhe Karabeci. Unë paguhem dhe jam këtu për të futur atë që duhet të luajë. Çdo trajner duhet të bëjë më të mirën për veten dhe skuadrën. ndoshta nuk ka vend që ta fiksojmë një futbollit deri sa të lërë sportin. Kjo është diçka që duket, ose në të kundërt nuk mund të vazhdoj me të njëjtin ekip që mundet dhe të mundemi sërish. Secili futbollist nuk e ka vendin e sigurt dhe është një çështje e mbyllur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *