Mëllugja kthehet në shtëpi, Burreli rigjen ish-kapitenin

0

Donald Mëllugja ka qëndruar vetëm pak muaj larg Burrelit të tij dhe tashmë ka vendosur të kthehet në shtëpi. Mesfushori i talentuar ka ndërprerë aventurën me Ilirinë, mëson “Sport Ekspres”, duke zgjedhur të kthehet tek ekipi i vendlindjes. Nuk janë të qarta arsyet e divorcit, por fakti që Ilirisë i largohet një titullar kyç tregon se ky klub ka probleme të mëdha financiare, në radhë të parë. Mëllugja ka luajtur 12 ndeshje në formacion, duke shënuar edhe 2 gola këtë sezon, që ishte i pari larg Burrelit.

Vetëm 22 vjeç, mesfushori ka debutuar që në vitin 2013 në Kategorinë e Parë, ndërsa në sezonin 2013/14 u kthye në titullar fiks. Plot 80 ndeshje me Burrelin në Kategorinë e Parë, me 15 gola, nga të cilët 7 sezonin e shkuar, e kanë bërë Mëllugjën një lojtar të kërkuar në treg, aq më shumë pas gjysmë sezoni pozitiv në Fushë-Krujë, por mesfushori ka refuzuar gjithë interesimet për momentin, duke preferuar të ndihmojë Burrelin të ringrihet.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image