Meksika me trajner të ri, akord me ish-trajnerin e Barcelonës

Meksika ka arritur akordin me trajnerin e ri të kombëtares, i cili do të zëvendësojë Huan Karlos Osorion. Ky i fundit arriti një fitore të madhe përballë Gjermanisë në Botërorin e Rusisë, por pa arritur të ndihmojë ekipin të kalojë fazën e grupeve.

Drejtuesit e Federatës Meksikane të Futbollit kane zgjedhur për stolin e kombëtares Gerardo Martinon, i njohur ndryshe si “El Tata”, i cili është pranë rikthimit në krye të një kombëtareje. Ish-trajneri i Barcelonës dhe Argjentinës ka arritur akordin me Meksikën dhe pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes siç citon “ESPN”.

55-vjeçari drejton ekipin e Atlanta Junajtid në kampionatin amerikan të futbollit, por do të ulet në stolin e ekipit meksikan. Kjo do të jetë eksperienca e tretë e Martinos me një kombëtare, pasi drejtoi Argjentinën në votet 2014-2016, ndërsa më parë ka drejtuar Paraguain. Në sezonin 2013-2014, Martino drejtoi Barcelonën, ekip me të cilin fitoi Superkupën e Spanjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *