Mekleish: Grezda i rrezikshëm, edhe barazimi do na bënte punë

0

Trajner i përfaqësueses skoceze Aleks Mekleish foli para gazetarëve në daljen për shtyp për takimin e nesërm, ku skuadra e tij do të ndeshet në “Loro Boriçi”, ndaj Shqipërisë. Tekniku skocez nuk i kurseu elozhet për Eros Grezdën, ndërsa foli edhe për dëmtimet e shumta që kanë prekur ekipin e tij.

DËMTIMET – “Kemi shumë mungesa, por me lojtarët që kam në dispozicion jemi përgatitur për të marrë rezultatin që na nevojitet. Vijmë pas disa ndeshjeve, ku skuadra ka treguar nivele të kënaqshme, por kemi ende probleme me disa detaje të vogla. Do vazhdojmë të luajmë me të njëjtin sistem loje. Jam i bindur se do të arrijmë një rezultat pozitiv.”

SHQIPËRIA DHE GREZDA – “Nesër na pret një ndeshje shumë e vështirë. Grezda është një lojtar që po përmirësohet shumë. I duhet të vijë në formë, sidomos në kampionatin skocez, pasi te ne luhet një futboll shumë i shpejtë. Kam vënë re se kohët e fundit është përshtatur mirë dhe ka për të qenë një rrezik për ne. Synojmë të fitojmë, por dhe barazimi s’do të ishte keq për ne”, përfundoi Mekleish.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.