MekKarti dëmtim “horror”, fajtori Rondon në lot

0

Mesfushori i Evertonit Xhejms MekKarti la fushën e lojës pas 60 minutash lojë në sfidën kundër Uest Bromit, pasi pësoi një dëmtim të tmerrshëm. MekKarti mësohet se ka thyer dy ligamentet kryesore të gjurit dhe sipas stafit mjekësor të Evertonit, ai e ka mbyllur për këtë sezon.

Sulmuesi Rondon ishte ai që shkaktoi dëmtimin e MekKartit dhe pasi pa pasojat e ndërhyrjes së tij, nuk i përmbajti dot lotët. Lojtari i Evertonit u largua me barelë dhe me maskë oksigjeni nga stadiumi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.