MekGregor pezullohet një muaj, por rrezikon më tepër

Konor MekGregor ka marrë një pezullim një mujor nga eventet e “UFC”-së. Vendimi erdhi pas raportit mjekësor që irlandezi kreu mbas luftimit me rusin Khabib Nurmagomedov, duelin të cilin e humbi pas u dorëzua.

Gjatë luftimit me Nurmagomedov, Mekgregor pësoi disa goditje shumë të forta gjatë raundit të dytë dhe të katërt, çka kanë sjellë këtë vendim nga ana e mjekëve.

Gjithsesi problemi më i madh për MekGregor është vendimi nga komisioni i disiplinës së shtetit të Nevadës për skenat e shëmtuara që ndodhën pas përfundimit të duelit. Irlandezi u përfshi në një sherr me njërin prej kushërinjve të Khabib Nurmagomedov, ndërkohë që kundërshtari rus po zihej jashtë kafazit me trajnerin e MekGregor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *