MekGregor e Nurmagomedov pezullohen, kampioni kërcënon

0

Komision Atletik në Nevada ka pezulluar Konor MekGregor dhe Habib Nurmagomedov për të paktën 10 ditë, pas sherrit masiv që shpërtheu në fund të përballjes mes tyre në UFC 229. Pezullimet hyjnë në fuqi prej 15 tetorit, por mund të zgjatën, sepse hetimet në lidhje me ngjarjen nuk janë mbyllur.

Ndërkaq, Nurmagomedov kërcënon se do të largohet nga UFC, nëse ndonjë nga shokët e tij do të ndëshkohet për skenat e dhunshme që pasuan fitoren ndaj MekGregor.

Bosi i UFC  Dana Uajt, tha se ai mund ta përjashtojë Zubaira Tuhugov nga UFC, për shkak se mori pjesë në përleshje, ndërsa vetë Nurmagomedov u përlesh me një nga trajnerët e MekGregor.

Kjo bëri që Nurmagomedov të poston të një mesazh në Instagram të enjten, duke akuzuar MekGregor për nxitjen e dhunës.

View this post on Instagram

I would like to address @ufc Why didn't you fire anyone when their team attacked the bus and injured a couple of people? They could have killed someone there, why no one says anything about insulting my homeland, religion, nation, family? Why do you have to punish my team, when both teams fought. If you say that I started it, then I do not agree, I finished what he had started. In any case, punish me, @zubairatukhugov has nothing to do with that. If you think that I’ll keep silent then you are mistaken. You canceled Zubaira’s fight and you want to dismiss him just because he hit Conor. But don’t forget that it was Conor who had hit my another Brother FIRST, just check the video. if you decide to fire him, you should know that you’ll lose me too. We never give up on our brothers in Russia and I will go to the end for my Brother. If you still decide to fire him, don’t forget to send me my broken contract, otherwise I'll break it myself. And one more thing, you can keep my money that you are withholding. You are pretty busy with that, I hope it won’t get stuck in your throat. We have defended our honor and this is the most important thing. We intend to go to the end. #Brothers

A post shared by Khabib Nurmagomedov (@khabib_nurmagomedov) on

“Do doja t’i dërgoja një mesazh UFC-së  Pse nuk pushuat nga puna askënd kur skuadra e tyre sulmoi autobusin tonë dhe plagosi disa njerëz? Mund të ishte vrarë ndokush atje. Pse nuk flet askush kur ofendohet atdheu im, feja, kombi dhe familja ime?

“Të dyja palët luftuan, pse ndëshkohemi vetëm ne? Nuk e nisëm ne, ne i dhamë fund asaj që ai kishte nisur.

“Sidoqoftë, Tukhugov nuk ka lidhje me këtë histori. E keni gabim, nëse mendoni se do hesht. Doni ta dënoni se ai goditi MekGregorin, por mos harroi që MekGregor goditi i pari vëllain tim, kontrolloni videon. Nëse përjashtoni Tukhugov  atëherë do humbni edhe mua, sepse nuk e braktis kurrë një vëlla. Nëse e pushoni nga puna, mos harroni të më dërgoni kontraten e prishur, ose e prish unë.

“Edhe diçka e fundit, mund t’i mbani paratë që më takojnë mua. Shpresoj t’iu ngecin në fyt”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.