Mejuedhër synon të blejë Njukasëllin dhe premton një superblerje

Legjenda e boksit, Flojd Mejuedhër, ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij më të fundit. I tërhequr nga sporti i boksit, 41-vjeçari konsiderohet si një nga njerëzit më të pasur në sport dhe po mendon të përfshihet në botën e futbollit. Mejuedhër u shpreh se po mendon seriozisht të marrë pronësinë e klubit të Njukasëllit dhe ndoshta mund të transferojë dhe Kristiano Ronaldon: “E adhuroj këtë qytet, më duket si Las Vegasi i Anglisë. E kam mik Ronaldon, mund ta bind ta mbyllë karrierën nhë Njukasëll”.

“CR7” dhe Mejuedhër janë shumë miq me njëri-tjetrin, por një rikthim i yllit portugez në Premier Ligë duket shumë larg. Gjithsesi, Mejuedhër mori të gjithë vëmendjen e mediave britanike me deklaratën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *